Maqedoni

Kumanovë, shoqatat shqiptare ndihmojnë skamnorët

21.05.2020 15:51

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit aktivitetet e bamirësisë nuk kanë pushuar fare....

Edhe Rrjeti Kulturor i Shoqatave Shqiptare “HORIZONTI”, i cili ngërthen në vete 11 shoqata kulturore e arsimore nga rajoni i Kumanovës, në bashkëpunim me Organizatën Kulturore Huimanitare “MERHAMET”, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, ka realizuar aktivitetin bemirës, duke shpërndarë 100 pako me gjëra ushqimore e higjienike për familjet e rrezikuara sociale.  
 
“Ne si Rrjeti Kulturo i Shoqatave Shqiptar “HORIZONTI” në bashkëpunim edhe me O.K.H “MERHAMET” të cilët na kanë besuar këtë aktivitet humanitar, kemi vendosur që të bëjmë shpërndarjen e 100 pakove me gjëra ushqimore e higjienike për familjet në nevojë”, shtoi mes tjerash Agim Behluli.
 
Rrjeti kulturor i shoqatave shqiptare gjithashtu paralajmëroi se në të ardhmen ky rrejt do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete të ndryshme si një trup i bashkuar i këtyre shoqatave. Ndryshe gjatë krizës me virusin Korona dhe gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, familjeve në nevojë u kanë dalur në ndihmë shumë organizata e shoqata të ndryshme të bamirësisë.
 
FATLUM AQIFI