Shqipëri, bie sërish numri, 5 raste të reja

21.05.2020 18:06

Në Shqipëri në 24 orët e fundit shënohen 5 raste të reja...

Në Shqipëri në 24 orët e fundit shënohen 5 raste të reja, ndërsa 13 janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste. 

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike.

Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.