Teatri në spak dhe Rama

21.05.2020 19:15

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion....

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi zyrtarisht hetimet për çështjen e teatrit kombëtar. Përveç dy kallëzimeve të mëparshme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi këtë të enjte një tjetër kallëzim, duke kërkuar sekuestro preventive të truallit të teatrit.

Përfaqësuesja ligjore e artistëve, Adriana Kalaja kërkoi hetimin dhe arrestimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pasi sipas saj, po përpiqet të shkatërrojë provat

Çështja e Teatrit ka shkaktuar debate edhe në parlament. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikëve për shembjen e teatrit, duke thënë se as vetë autori Italian, nuk e ka njohur këtë vepër si të tijën.

Deputetët e opozitës parlamentare kërkoi të ngrihet një komision hetimor parlamentar për të hetuar lidhur me ligjshmërinë e akteve për shembjen e teatrit. (Luljeta Ndoka, TVM2)