Botë

Infermierët italianë në protestë, nuk morën shpërblim

22.05.2020 11:47

Të pakënaqur me qeverinë dhe premtimin për shpërblim për punën e bërë gjatë pandemisë...

Të pakënaqur me qeverinë dhe premtimin për shpërblim për punën e bërë gjatë pandemisë, mjekë dhe infermierë mbushën rrugët e Torinos në Itali duke protesuar për kushtet e këqija në punë dhe mungesën e pagave.
 
Protestuesit u shfaqën në Piazza Castello me duar të lidhura me zinxhirë dhe me qese mbeturinash në vend të uniformës së bardhë që i identifikon ata si mjekë duke brohoritur:  “Ne meritojmë respekt”. 
 
“Ne do të kërkojmë kompesim për të gjithë infemierët dhe mjekët. Puna e tyre ishte shumë e vështirë, teksa ata shikonin sesa të vdekur kishte çdo ditë. Ka të tjerë që kanë marrë më shumë Euro”.
 
Heronjtë e ditëve të zeza në shenjë mirënjohje u duartrokitën për punën që bënë gjatë fillimit të pandemisë në Itali, që në Evropë u shndërrua në epiqendrën e Covid-19.
 
Një pjesë e madhe e tyre janë ankuar se kanë marrë një vlersim shumë të dobët nga institucionet. Qeveria italiane u premtoi atyre se do t’u jepte paga shtesë teksa punonin në vijën e parë të frontit.
 
Kujtojmë se një pjesë e madhe e mjekëve dhe infermierëve për 2 muaj me radhë jo vetëm në Itali por në të gjithë botën, lanë çdo gjë madje edhe familjet e tyre, duke rrezikuar jetën për të dhënë kontributin e tyre në luftën ndaj koronavirusit./tvklan.al