Ekonomi

Bujqësi, 5 mijë bujq do të marrin kartelat për naftë të gjelbër

22.05.2020 15:14

Rreth 5 mijë bujq do të duhet të tërheqin kartela për të përfituar naftë të gjelbër nga shteti....

Rritja nga 30 për qind aktualet në 50 për qind për bujqit që do të përfitojnë naftën nuk është për shkak të zgjedhjeve, por për shkak të krizës me virusin Korona, thotë ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovski. Sipas tij, kjo ndihmesë e bujqve do t’iu ndihmojë që të jenë më konkurrues në treg, duke pasur parasysh që edhe çmimi i naftës ka rënë në dy muajt e fundit.
 
“Marrëveshja për kartelat përmes së cilës bujqit do të jenë në gjendje të blejnë “naftë të gjelbër”, tashmë është nënshkruar me operatorin ekonomik. Buxheti i planifikuar është diku rreth 4.5 milionë euro, ashtu që presim që pas tërheqjes së kartelave, bujqit të fillojnë t’i shfrytëzojnë. Për shkak të lëvizjes kufizuese dhe nevojës për mbajtje të distancës, kartela do të duhet të tërheqin rreth 5.000 prodhues, ata që nuk e kanë përdorur këtë masë, ndërsa gjithë bujqit që kanë përmbushur kushtet për shfrytëzim të naftës së gjelbër për 2020, gjegjësisht që kanë përmbushur kushtet për subvencione për 2019, në kartelat e tyre do t’iu transferohet në mënyrë shtesë shuma e mjeteve të planifikuara, respektivisht shuma e cila paguhet varësisht nga kulturat që kanë mbjellë.”,- deklaroi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovski.
 
Dimkovski gjithashtu foli edhe për kredinë me vlerë prej 50 milion euro nga Banka Botërore, për të cilën tha se kontrata tashmë është nënshkruar dhe dorëzuar në Parlament. Mjetet financiare do të përdoren, kryesisht për ndërtimin e tre qendrave të blerjes dhe shpërndarjes: në Shkup, Strumicë dhe Resnjë. 
 
ZEKIRJA MEXHITI