Vuçiç ende nuk ka vendosur nëse do të pres Ramën

17.10.2014 18:09

Por megjithë gatishmërinë e Ramës për të udhëtuar drejt Beogradit Kryeministri i Serbisë Alekasandar Vuçiç ka deklaruar se ende nuk ka vendosur se a do ta lejoj Edi Ramën që të shkojë për vizitë në Beograd........

Vuçiç ka thënë se nuk do të vendosë deri në fundjavë se a do atë jetë Rama mysafiri i tij. “Ne nuk kemi frikë nga bisedimet, por mua më duket se dikush nuk dëshiron të bisedojë, por dëshiron të kërcënojë Serbinë duke nxitur destabilizim rajonal” ka thënë ai.

“Unë mund ta shikoj atë (Ramën) dhe secilin në sy” - ka thënë Vuçiç për Reuters, duke i dënuar djegjet e furrave të shqiptarëve në Serbi.