Ekonomi

Xhambakoski: Pandemia do t’i shkaktojë humbje të mëdha turizmit

22.05.2020 15:37

Anulime masive të aranzhmaneve dhe rënie drastike e numrit të turistëve të huaj....

Ky është realiteti i ri me të cilin përballen kompanitë nga sektori i hotelerisë në vend. Kompanive nga ky sektor do t’iu duhet 6 muaj deri në 1 vjet për t’i rikuperuar humbjet nëse pandemia zgjat deri në fund të vitit, ndërsa gjithashtu rrezikohet shuarja e rreth 20 mijë vendeve të punës. Këta janë parashikimet nga studimi i fundit për efektet e shkaktuara nga koronavirusi ndaj sektorit të hotelierisë.
 
“Sipas skenarit të parë, varësisht nga niveli i efektivitetit të përgjigjes ekonomike nga ana e shtetit, gjegjësisht mbështetja në këtë sektor, do jenë të humbura mes 2 deri 12 mijë vende pune. Sipas skenarit të dytë, nëse kriza zgjat deri në fund të vitit, atëherë do të shuheshin mes 4 deri në 20 mijë vende pune.”,- tha përpiluesi i analizës, Kristijan Xhambakoski. 
 
Përpos largimit të të punësuarve, për kompanitë nga ky sektor sfidë janë edhe humbjet financiare.
 
“Pritjet nëse më herët kanë qenë, që në 2020, se do të shënohet fitim prej afërsisht 500 milionë dollarë qarkullim, tani mund të presin nën 250 milionë edhe atë me kusht që kriza të përfundojë menjëherë. Ndërsa skenari i dytë, i cili nuk është larg, do të ishte mbi 80 për qind, që do t’i vinte qarkullimi historik më i ulët i Maqedonisë së Veriut nga turizmi.”,- u shpreh përpiluesi i analizës, Kristijan Xhambakoski.
 
Në periudhën që vijon do duhet të intensifikohen bisedimet me operatorë më të mëdhenj në botë me të cilët Maqedonia ka bashkëpunim tradicional prej vitesh. Prezantimi i këtyre parashikimeve është organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it, ndërsa kanë qenë të kyçura Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore, Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit, si dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.
 
ZEKIRJA MEXHITI