Pakistan, rrëzohet një aeroplan me 107 persona

22.05.2020 19:15

Një aeroplan i kompanisë pakistaneze “International Airlines”...

Një aeroplan i kompanisë pakistaneze “International Airlines”, është rrëzuar në Karachi, pasi ishte nisur nga Lahore.

Aeroplani, për të cilin thuhet se ka pasur 99 pasagjerë dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit, po fluturonte nga Lahore në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, njëri nga aeroportet më të frekuentuar të Pakistanit.

Njoftohet për të paktën një të mbijetuar. Rrëzimi i aeroplanit vjen vetëm disa ditë pasi që ky shtet filloi lejimin e fluturimeve komerciale.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara.