Botë

Shqipëri, 8 raste të reja me Covid 19

23.05.2020 14:00

Në Shqipëri për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar...

Nga Istituti për shëndet publik I Shqipërisë thonë se aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.
 
Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk ka asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Ndërkohë edhe kjo fundjavë do të jetë e kufizuar, sipas urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Kështu, nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, deri në orën 17 e 30. Ndërsa ditën e diel te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.
 
Ndërkohë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhamia, duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
 
Ndërsa ceremonia qendore do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit”, pranë zonës së Pazarit të ri në Tiranë. Mbetet e paqartë mënyra sesi do të bëhet qarkullimi i besimtarëve pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje se e diela do të jetë e izoluar për të gjithë.