Botë
Covid 19 në botë, mbi 5 milionë të infektuar e mbi 340 mijë të vdekur
23.05.2020 14:23
Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet por ngadalë dhe ekspertët...

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet por ngadalë dhe ekspertët thonë se vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.
Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në mbi 5 milion e 306 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 340 mijë. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në mbi 2 milionë e 160 mijë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 645 mijë e 094 të infektuar dhe 97 mijë e 647 të vdekur nga Covid-19.
Ka ndryshuar renditja, ku Brazili ka kaluar në vendin e dytë me 332 mijë e 382 raste dhe 21 mijë e 116 të vdekur.
Rusia renditet e treta me mbi 326 mijë raste, dhe 3 mijë e 249 të vdekur. Spanja renditet e katërta pasuar nga Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca.
