Botë
Amerika Latine dhe Afrika vatra të reja, Covid 19 në botë 5 milion të infektuar dhe mbi 340 mijë të vdekur
23.05.2020 15:49
Amerika Latine dhe Afrika janë vatrat e reja nga Kovid 19...

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Brazil kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona nga virusi korona me çka ky shtet rënditet i dyti për nga numri I të vdekurve mënjeherë pas SHBA-ve.
Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar 103,933 raste me koronavirus, ku deri më tani janë konfirmuar 3,183 të vdekur.
Nga OBSH kanë paralajmë ruar se “pandemia vazhdon të jetë kërcënimi kryesor ndaj sistemit shëndetësor” në kontinentin afrikan.
Në Europë ndalngadalë po lehtësohen masat mbrojtëse. Pas disamuajve në karantin Gjeorgjia ka shfuqizuar orën policore, shitoret dhe qendrat tregtare mbeten të mbyllura ndërsa restorantet në ambient të hapur do të fillojnë me punë me 7 qershor.
Mbi 6 milion kinez kanë mbetur pa punë për shkak të pasojave nga pandemija, ku më së shumti të pushuar nga puna ka në industrinë e tekstilit e cila është tregues se rritja ekonomike këtë vit do të jetë më e vogël.
"Të gjithë njerëzit që I shihni këtu kërkojnë punë".
"Nuk e di se si do të fitojmë për të mbijetuar, pas dy muajve në karantin po na ndodh kjo".
"Edhe para krizës punët nuk ishin mirë por tani janë edhe më keq", shprehen qytetaret.
Kalifornia e cila ishte më e goditur nga pandamija ka filluar të lehtëson masat kundër Covid 19 me qëllim që të sigurojë rifillimin e ekonomisë. Kazinot në Kaliforni e shfrytëzuan fundjavën festive për tu hapur përsëri.
Qytetarë amerikan
"Më ka munguar kazino dhe kam qenë e bezdisur për dy muaj në shtëpi.Nëse mundemi që me maska të shkojmë në markete pse të mos mundemi të shkojmë edhe në kazino".
"Dëshiroj sërish ta ndjej jetën normale dhe të shoh se si është të jesh brenda një biznesi I cili po funksionon në mënyrë gjysëm normale. Duhet ti përdorim maskat dhe po e bëjmë më të mirën që mundemi", shprehen qytetaret.
Sipas të dhënave më të reja të OBSH-së, virusi kovid 19 është regjistruar në 213 shtete në mabrë botën ku deri tani ka mbi 5 milion të infektuar dhe mbi 340 mijë të vdekur.
GAZMEND KURTISHI
