Maqedoni

Fitër Bajrami: Qytetarët të gatshme për festën e Bajramit; Lika: Janë marrë të gjitha masat nëpër xhamitë

23.05.2020 17:19

Atmosfera e Bajramit po ndjehet në tregun e Bit Pazarit dhe në Çarshinë e vjetër...

Edhe në kohë pandemije qytetarët po shfrytëzojnë ditën e fundit për të blerë gjërat e nevojshme për Bajram. 
 
“Besimtarët musliman muajin e Ramazanit e kaluan në pandemi, kurse në pandemi po e presin edhe festën e Fitër Bajramit. Për ta ky Bajram do të jetë më ndryshe, por edhe pse ky bajram do të kalojë në një izolim i cili do të zgjasë nga ora 11 e së dielës deri në ora 5 të së martës, përsëri qytetarët kanë dalë në masë të madhe për të bërë përgaditjet e tyre para festës së Fitër Bajramit” 
Dikush blen rroba të reja,  të tjerët po blejnë pemë, perime dhe produkte tjera ushqimore, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve po presin në rradhë për të marrë ëmbëlsirat, që janë të zakonshme për këtë festë. Qytetart e anketuar nga TVM2 shpresojnë që ky të jetë bajrami i parë dhe i fundit që presin në atmosferë të këtillë. Ka prej tyre që nuk janë të kënaqur me orën policore."
 
“Dulëm diçka me mar për ditën e Bajramit. Ndjesia ime është jo e mirë, për shkak të koronës. Nuk është ajo atmosfera e përparshme. Tash për Bajram do të na ndalin neve, e menjëherë të martën do ti lëshojnë kafenetë dhe restorantet”. 
 
“Për Bajram përgaditemi, dashtël Zoti të na ketë pranuar Ramazanin dhe ju uroj të gjithëve Bajramin. Prej Bajrameve tjera është ndryshe, po skemi çfarë të bëjmë, duhet të jemi falenderues që po falim Bajramin”.
 
“Mirë ja marim diçka në treg këtu. Është pak ndryshe me maska, me orë policore, por skemi çfarë të bëjmë”
 
“Ka mi kushtu shumë shtrenjtë kësaj qeveria, që na ka bërë këtë për Bajram”, u shprehen qytetaret.
 
Shitja në treg këtë vit ka dallim për të keq prej viteve tjera thonë shitësit. Sipas tyre, pandemia ka ndikuar edhe në xhepin e qytetarëve. 
 
“Vjet ka pasur më shumë njerët, sivjet pak ekonomia e njerëzve është më e dobët.” 
 
“Shitja mirë është në rregull është, sot ka lëvizje më shumë, për shkak të festës. Pak ndikon edhe kjo epidemia. Çmimet janë të realta nuk janë shumë shtrenjtë.”
 
“Nuk është si viteve tjera, shumë dobët. Populli nuk ka para, karantini i ka lodh, shumë ka ndikuar”, theksojnë shitësit.
 
Ndërkohë xhamitë po bëjnë përgaditjet për faljen e namazit të bajramit. Hoxha Bedri Lika sqaron se janë marrur të gjitha masat mbrojtëse, kurse pret respektim të masave edhe nga besimtarët. 
 
“Nesër do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet namazi i sabahut. Kështu që do të jetë maksimalisht shkurt, falja e namazit të Fitër Bajramit. Mesazhi ynë si hoxhallar për xhmatin dhe për populli  tonë është që nesër të jemi sa më të kujdesshlëm, ti respektojmë rregullat maksimalisht, të mos i tejkalojmë normat që veçmë janë marrë në vendin tonë dhe në xhamitë tona dhe shpresoj që të kalojmë një ditë sa më të mrekullueshme në ditën e Fitër Bajramit”, u shpreh hoxha Bedri Lika.
 
Hoxha Lika apeloi besimtarët që të marrin maska mbrojtëse dhe pas faljes së namazit të Bajramit mos të përshëndeten njëri me tjetrin. 
 
ERSAN PAJAZITI