Ndihmë për vendet e Afrikës Perëndimore kundër “ebolës”

20.10.2014 14:43

Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të diskutuar luftën kundër epidemisë së “Ebolës”, si dhe situatën në Lindje të Mesme dhe në Ukrainë........

Pritet që ministrat të miratojnë ndihma shtesë për vendet e Afrikës Perëndimore, të cilët janë goditur më së keqi nga “Ebola”, si dhe masa për parandalimin e përhapjes së virusit në Evropë. Përveç kësaj, në agjendë janë edhe konfliktet në Siri dhe Irak, si dhe situata në Gaza, ku armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon të mbetet në fuqi.

Ndërkohë, Qeveria e Spanjës ka bërë të ditur se infermierja, Teresa Romero, e cila ka qenë personi i parë që është infektuar me “Ebola” jashtë Afrikës, nuk vuan më nga sëmundja vdekjeprurëse. Ajo ishte hospitalizuar më 6 tetor në Madrid, por analizat e fundit tregojnë se organizmi i saj është pastruar nga virusi.