Forcat amerikane furnizojnë luftëtarët kurdë
20.10.2014 15:32
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se forcat amerikane kanë furnizuar nga ajri forcat kurde, të cilat po luftojnë militantët e Shtetit Islamik në qytetin Kobani të Sirisë.........

Furnizimet amerikane përmbajnë armë, municione dhe pajisje mjekësore. Ato janë të parat të këtij lloji dhe pasojnë disa javë të sulmeve ajrore, të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.
Sulmet ajrore kanë ndihmuar që militantët e Shtetit Islamik në Kobani të zmbrapsen dhe luftëtarët kurd të rikthejnë pjesë të lagjeve të pushtuara.
