Berlin, kisha hapi dyert për myslimanët
Rrethanat e pandemisë imponuan që një kishë në Berlin të mirëpresë myslimanë...

Rrethanat e pandemisë imponuan që një kishë në Berlin të mirëpresë myslimanë, të cilët nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik.
Xhamia “Dar Assalam” në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të virusit Korona.
Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha “Martha Lutheran” ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.
“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës.”,- ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry.
