Botë
Në Slloveni katër ditë me rradhë nuk ka të infektuar me koronavirus
24.05.2020 14:43
Instituti kombëtar për shëndet publik i Sllovenisë, publikoi se në vend e katërta ditë me rradhë...

Instituti kombëtar për shëndet publik i Sllovenisë, publikoi se në vend e katërta ditë me rradhë nuk u regjistrua asnjë rast i ri me Kovid-19, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Ljubjana.
Nga fillimi i pandemisë në Slloveni, gjithsej janë infektuar 1.468 persona.
Sllovenia është vendi i parë në Evropë i cili shpalli fitoren kundër koronavirusit.
Restorantet dhe kafenetë në Ljubjanë janë përplot me mysafirë, ndërsa janë hapur edhe pjesët e brendshme të objekteve./mia
