Botë
Kosovë, xhamitë të mbyllura për besimtarët
24.05.2020 15:50
Për shkak të virusit Korona, xhamitë në Kosovë kanë vazhduar të jenë të mbyllura për besimtarët.

Ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, vetëm nga zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, me ç’rast myftiu, Naim Tërnava, duke uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, pa theksuar se është e dhimbshme që falja e këtij Bajrami u bë pa praninë e besimtarëve në xhami.
“Sot jam para jush me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë, ngase është hera e parë që po ju drejtohem pa xhemat. Megjithatë, sot besimtarët myslimanë kanë arsye të ndihen të gëzuar, sepse festojnë njërën prej festave më të rëndësishme në Islam. Agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është themeltarë në besimin Islam.”,- tha kryetari i BIK, Naim Tërrnava.
Për shkak të pandemisë, Bashkësia Islame e Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit.
GYLTENE SINANI
