Maqedoni

Festa e Fitër Bajramit, krerët shtetëror e politik urojnë besimtarët

24.05.2020 17:11

Presidenti i shtetit, Stevo Pendraovski, uroi festën e Fitër Bajramit...

Presidenti i shtetit, Stevo Pendraovski, uroi festën e Fitër Bajramit, duke i falënderuar besimtarët myslimanë për përpjekjet e deritanishme që kanë bërë në zbatimin e masave për mbrojte nga virusi Korona, ndërsa apelon që e njëjta të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
 
“Këtë vit, festën e Fitër Bajramit e festojmë në një periudhë kur jo vetëm shteti ynë, por edhe e gjithë bota, po ballafaqohet me një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit. E shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet e deritanishme dhe për përkushtimin në zbatimin e masave për mbrojtje nga pandemia.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski. 
 
Kryeparlamentari Xhaferi, duke i uruar besimtarët, thekson se mënyra e pazakontë nuk i ndali lutjet e sinqerta të besimtarëve për tejkalimin e kësaj sfide për njerëzimin.                                                                         
“Shpresoj që ky Bajram, të cilin si edhe muajin e agjërimit dhe solidaritetit, e festojmë në mënyrë të pazakontë, larg tempujve fetarë, megjithatë afër më të afërmve tanë, do të na sjellë mendime të sinqerta dhe të bukura, dërguar tërë njerëzimit për tejkalimin sa më të shpejtë dhe pa pasoja të kësaj sfide, e cila siç thashë edhe në urimin paraprak me rastin e Ramazanit, nuk zgjedh as fe, as komb, as të pasur as të varfër, burra ose gra.”,- thuhet në urimin e Xhaferit.
 
Festën e uroi edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski, përmes një telegrami.                                                                                                  
 
“Sivjet Fitër Bajrami, si festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, realitetin, drejtësinë dhe nxit dëshirë për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet, ka rëndësi të madhe për shkak të krizës aktuale shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia KOVID-19. Muaji i shenjtë i Ramazanit është më fisnik dhe muaji më i gëzuar nga besimi islam.”,- theksoi kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
 
Mesazhet për festën nuk munguan as nga krerët e partive politike në vend. Kreu i BDI-së uroi besimtarët duke shpresuar që lutjet e sinqerta do të ndihmojnë tejkalimin e pandemisë.
 
“Në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme, të shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri-tjetrin dhe për njerëzimin në përgjithësi për ta tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që t’i kthehemi bashkë normalitetit dhe jetës siç e njohim dhe e duam. Uroj që këto ditë festive ti kaloni pranë më të dashurve të juaj, ta duam, respektojmë, kujdesemi dhe ndihmojmë njëri tjetrin më shumë duke reflektuar mbi të mirën e përbashkët me besimin e shtuar në Zot”,- thuhet në urimin e liderit të BDI-së, Ahmeti. 
 
Edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela uroi besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit. 
 
“Është një ditë bekimi dhe paqeje, është një ditë për të reflektuar, është një ditë për të festuar bashkë me familjen! Kësaj radhe nuk është momenti për të festuar Fitër Bajramin si herëve të tjera. Kemi bërë një rrugë të gjatë prej në muajin mars dhe besoj se do të jemi ne fitues! Duhet të vazhdojmë̈ të respektojmë̈, deri në fund, rekomandimet që na jepen!”, thuhet në urimin e Ziadin Selës.
 
Urime për festën përcollën edhe kreu i PDSH-së, Mendu Thaçi, ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Alternativës, Afrim Gashi, ai i LSDM-së, Zorane Zaev, dhe kreu i VMRO-së, Hristijan Micksoki. 
 
ZEKIRJA MEXHITI