Botë
Turqia, Egjipti, Iraku, Siria e Arabia Saudite, ndaluan faljen e namazit të Bajramit
24.05.2020 18:45
Ky Bajram myslimanët në shumë shtete të botës i gjeti nën masat e ndërmarra nga autoritetet...

Ky Bajram myslimanët në shumë shtete të botës i gjeti nën masat e ndërmarra nga autoritetet për mospërhapjen e virusit korona, prandaj edhe xhamitë ishin të mbyllura për besimtarët.
Turqia, Egjipti, Iraku, apo Siria kanë ndaluar faljet kolektive. Arabia Saudite, ku ndodhen edhe vendet e shenjta Meka dhe Medina, ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për pesë ditë që prej të shtunës.
Irani, që është vendi më i prekur më shumë nga epidemia Lindjen e Afërt dhe në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të shmangin udhëtimet gjatë Fiter Bajramit, që do të zhvillohet të hënën në këtë vend me shumicë shiite, ashtu si për komunitetin shiit irakian.
Në Afganistan, talebanët kanë befasuar me një propozim për një armëpushim treditor me rastin e festës së Fiter Bajramit, që presidenti Ashraf Ghani e pranoi menjëherë.
Në Indonezi, vendi më i madh mysliman në botë, migrimi i madh vjetor në fund të Ramazanit filloi me gjithë ndalimin zyrtar të udhëtimit, shumë prej tyre u kthyen drejt transportuesve klandestinë dhe duke përdorur certifikata false për të arritur tek të afërmit e tyre para festës.
Besimtarët myslimanë në Francë, Itali dhe vende tjera evropiane kishin mundësi të falin namazin e bajramit në xhami, pasi prej disa ditësh ka filluar lehtësimi i masave të vendosura për shkak të virusit Korona, përfshi rifillimin e shërbimeve fetare.
SANIJE DURAKU
