Botë
Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm
24.05.2020 20:03
Një tërmet me magnitudë 5,1 të Rihterit ka goditur provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad...

Një tërmet me magnitudë 5,1 të Rihterit ka goditur provincat Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në perëndim të Iranit, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Televizioni shtetëror iranian ende nuk ka informuar lidhur me dëmet apo viktimat e mundshme nga ky tërmet.
Qendra Sizmologjike dhe e Gjeofizikës e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti goditi në orën 13:14, sipas kohës lokale, me një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Irani gjendet mbi pllaka tektonike dhe tërmetet janë të zakonshme në këtë shtet./evropaelire
