Botë
Turqi, pas 10 vjetësh zbarkon aeroplani izraelit
25.05.2020 11:31
Avioni i linjës ajrore izraelite El Al, zbarkoi në Turqi, për herë të parë pas 10 vjetësh...

Avioni i linjës ajrore izraelite El Al, zbarkoi në Turqi, për herë të parë pas 10 vjetësh dhe pas një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis dy vendeve.
Sipas Jerusalem Post, avioni izraelit po transporton ndihmë në Shtetet e Bashkuara, e cila po përballet me një luftë të pamëshirshme kundër pandemisë së koronavirusit. Një krizë serioze diplomatike midis dy vendeve shpërtheu në maj të vitit 2010, kur 10 shtetas turq u vranë në një ulje të forcave speciale izraelite në anijen “Mavi Marmara”, e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe.
Në gusht 2016, parlamenti turk ratifikoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Tensionet dhe retorika e ashpër vazhdon midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit turk Tayip Erdogan, veçanërisht në lidhje me çështjen palestineze.
