Botë

Shqipëri, vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

25.05.2020 15:39

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në 24 orët e fundit....

4 prej tyre janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër. Janë regjistruar edhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit. 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme, me luhatje ditore në dy javët e fundit, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
"Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor."- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.