Masat ekonomike, LSDM: Pakoja e tretë përkrahje për bujqësinë
Pushteti dhe opozita me interpretime të ndryshme të masave ekonomike...

Pushteti dhe opozita me interpretime të ndryshme të masave ekonomike të Qeverisë. Sipas LSDM-së pakoja e tretë e masave parasheh përkrahje të madhe për bujqësinë, për fermat e vogla familjare dhe kantinat e verës.
“Pakoja e tretë e masave e miratuar nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM jep përkrahje të madhe të bujqësisë maqedonase. Pesë milionë euro fonde shtesë janë në dispozicion të bujqve tanë si kredi të lira dhe të volitshme përmes Bankës për Zhvillim të RMV. E rritëm edhe përkrahjen dhe subvencionimin e shpenzimeve për naftën e gjebërt për makineri bujqësore deri në 50%.” – tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikolloski.
Këto dhe masat e tjera sipas LSDM-së janë përkrahje për stabilizimin dhe rritjen e ekonomisë vendore.
VMRO: Paratë shfrytëzohen për zgjedhje
VMRO DPMNE, nga ana tjetër, konsideron se masat me të cilat mburet qeveria e LSDM-së nuk kontribojnë në përmirësimin e ekonomisë. Partia e Mickovskit akuzon LSDM për shfrytëzim të parave shtetërore për zgjedhje.
“Gjithë Maqedonia i pa ato skena nënçmuese dhe jo njerëzore të mitëdhënies në Strumicë. Zoran Zaev është i frikësuar dhe vetëm korruptimi i ka mbetur. Edhe Zaev edhe LSDM e dinë se janë kapur të gjallë në mitëdhënie. Kjo nuk është as ndihmë as donacion. Kjo është kundër ligjit për donacione dhe dekretit të miratuar pikërisht nga LSDM.” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Masat ekonomike i merr Qeveria teknike, e formuar sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinës, ku participon edhe opozita për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Deri tani Qeveria ka shpallur tre pako masash ekonomike për të përkrahur ekonominë dhe për të parandaluar pushiminin e punëtorëve nga puna. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
