Rama: Më 1 qershor hapim kufijtë tokësorë me fqinjët

25.05.2020 18:19

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lajmëruar masat e reja....

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit.

Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se Shqiperia do të vijojë hapjen graduale duke theksuar se me 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje.

“Virusi nuk ka ikur dhe rreziku për një valë të dytë infektimesh është real. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjerët.  Shengeni deri më 15 qershor është i mbyllur, dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësorë me vendet fqinje, por ende jo plazhet”- tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.