Shlatël: Afaristët austriak shohin interes në Maqedoni
Prej muajit tjetër, shumë kompani austriake do të vijnë në Maqedoni për të kërkuar partner për bashkëpunim afatgjatë në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore..........

Këtë e bëri publike në një pres-konferencë atasheu tregtar në Ambasadën e Austrisë, Gerhard Shlatël.
“Qëllimi ynë është që në Maqedoni të sjellim kompani austriake, të cilat do të sjellin teknologji më të sofistikuar dhe dijeni nga këto teknologji të sjellin këtu. Punët këtu kanë ndryshuar. Shumë kompani veç më kanë filluar të tregojnë interes dhe nevojë për teknologji më të sofistikuar. Maqedonia është një treg i vogël dhe shpejtë detektohen kompanitë dhe ne duam të krijojmë platformë të përbashkët, që do t’i unifikojë kompanitë nga Austria dhe këto të Maqedonisë”- deklaroi atasheu tregtar në Ambasadën e Austrisë, Gerhard Shlatël.
Ai paralajmëroi edhe një takim në 6 dhe 7 nëntor, në Vjenë të biznes-forumeve, ku do të diskutohen tri tema: “Industria ushqimore”, “Grandet nga BE” dhe “Arsimimi i dyfishtë”, sistem që e kultivojnë në Gjermani dhe Austri. Këto aktivitete janë në favor të rritjes së bashkëpunimit Austri-Maqedoni, tha Shlatël.
Ndërkohë, drejtoresha e Odave Ekonomike Rajonale të Maqedonisë, Natasha Dimevska-Stojanovska, tha se nga viti 1997 deri më 2013 Austria ka investuar në Maqedoni 484 milion euro.
“Nga viti 1997 deri më 2013 janë investuar 484 milion euro nga ana e Austrisë, fakt që të stimulon ende politikën që të krijohet ende mundësi në këtë drejtim”- tha drejtoresha e Odave Ekonomike Rajonale të Maqedonisë, Natasha Dimevska-Stojanovska.
Siç potencuan Dimovska dhe Shlatël, këtë vit do të përfundojnë me realizimin e pesë ngjarjeve në mes dy shteteve. (Memedali Jusufi, TVM2)
