Botë
Covid-19 në botë, 5 mln e 590 mijë të infektuar, mbi 347 mijë të vdekur
26.05.2020 12:01
Numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 590 mijë e 376...

Numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 590 mijë e 376, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 347 mijë e 915. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur, duke shkuar në 2 milion e 366 mijë e 700 pacientë të shëruar.
Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet, por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA, në total janë 1 milion e 706 mijë e 226 të infektuar dhe 99 mijë e 805 të vdekur. Brazili ka kaluar në vendin e dytë, me 376 mijë e 669 raste dhe 23 mijë e 522 të vdekur.
Rusia renditet e treta, me 353 mijë e 427 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 633 të vdekur. Spanja renditet e katërta, ku në total ka 282 mijë e 480 raste dhe 26 mijë e 837 të vdekur. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar, me 261 mijë e 184 raste dhe 36 mijë e 914 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia, me 230 mijë e 158 raste dhe 32 mijë e 877 të vdekur. Më pas vjen Franca, me 182 mijë e 842 raste dhe 28 mijë e 432 të vdekur nga Covid-19.
