Botë
Rëndohet bilanci në Shqipëri, ndërron jetë një 60 vjeçar, 25 raste të reja
26.05.2020 15:47
Ka shkuar në 33 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri...

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 69-vjeçar , i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Numri i rasteve të reja është 25, prej të cilëve 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S. K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.”,- deklaroi drejtoresha e operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami.
