FORMULA
Talenti 15-vjeçar me fitoren e tij të parë në formula F4
20.10.2014 17:37
Talenti shqiptar Gjergj Haxhiu mori fitoren e tij të parë në kampionatin e Formula F4 në garën e parafundit në shtegun e famshëm në Jerez të Spanjës.......

15-vjeçari ka filluar garën në pole position dhe deri në fund ka mbajtur mbrapa konkurrentët si David Droux dhe Niclas Nylund të cilët ishin në presion nga Paul Hokfelt.
Fitues i garës së parë Joseph Mawson kishte rikuperuar disa vende nga starti por Australiani përfundoi pas Paul Hokfelt për tri xhiro para se të marrë kontakt me të në xhiron e tetë, e cila i detyroi të dy te dalin nga shetgu.
Kjo ështe sezoni i parë i Gjergj Haxhiut ne kampionatin Francez të F4 dhe është piloti më i ri në këtë kategori. Vitin e kaluar Gjergj Haxhiu ishte kampion në Zvicër në KF3 Karting.
