Botë
Shqipëri, 25 të infektuar dhe një i vdekur
26.05.2020 19:02
Ka shkuar në 33 numri i viktimave për shkak të Covid-19 në Shqipëri...

Një 69-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 15 nga rastet e reja janë pjesë e një vatre të re në një call center në Tiranë.
Në 24 orët e fundit ka pasur sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë e lidh shtimin e numrit të rasteve me lehtësimin e ndjeshëm të masave kufizuese.
LULJETA NDOKA
