Botë
Në pritje të vendimit të kushtetueses, Thaçi e Kurti shkëmbejnë kritika në distancë
26.05.2020 19:31
Gjatë kësaj jave pritet që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të sjellë vendim lidhur me dekretin e presidentit...

Gjatë kësaj jave pritet që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të sjellë vendim lidhur me dekretin e presidentit për të mandatuar të një kandidati për kryeministër nga partia e dytë, në këtë rast LDK.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë shkëmbyer akuza në distancë.
Për Thaçin, Kurti është uzurpatorë i postit, ndërsa ky i fundit thotë se presidenti dëshirat e tij po i përshkruan si fakte të kryeministrit.
