Maqedoni
Parashikimi i motit
27.05.2020 09:03
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale të shiut...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. Vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 15 deri 22 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë.
Edhe në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Të enjten do të fryjë erë mesatare deri të përforcuar veriore.
