KH: Në burgun e Kumanovës nuk ka kushte elementare
Komiteti i Helsinkit ka reaguar sot ndaj kushteve në burgun e Kumanovës.....

Uranija Pirovska nga ky komitet, ka deklaruar se në bazë të ankesave që kanë arritur nga të burgosurit, në këtë burg nuk ka as kushte elementare dhe infrastrukturë sanitare, por me ditë të tëra ka edhe mungesë të ujit të pijshëm.
“Atë që personat e dënuar e potencojnë duke na u drejtuar neve, është se në burg nuk ekzistojnë asnjë lloj aktivitetesh, sepse ndodh dhe ajo është shumë serioze që nga 2 apo 3 ditë të mos ketë ujë në burg dhe se hapësirat për realizimin e riteve fetare, bibliotekës dhe të gjitha aktiviteteve të cilat i përkasin pjesës së risocializimit dhe riintegrimit mungojnë. Duke marrë parasysh situatën e këtillë dhe në qoftë se nuk ndërmerret diçka në afat sa më të shpejtë të mundshëm, do të plotësohen kushtet e veprës penale “shpërndarje të infektimit””- deklaroi Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Prandaj ajo apeloi deri te gjykatësi për Kryerjen e Sanksioneve, te Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor dhe Avokati i Popullit të bëjnë mbikëqyrje dhe të marrin masa që të ndalohet infektimi i mundshëm i të burgosurve dhe banorëve përreth.
Pirovska, me këtë rast ka theksuar edhe problemet me të cilat ballafaqohet familja Simonovski, e cila jeton në afërsi të burgut. Nga kjo familje ankohen se prej kur është hapur burgu, ballafaqohen me përmbytje dhe shtëpia e tyre është e tëra në lagështi me ujëra fekal. (Mefail Ismaili, TVM2)
