Botë

Shqipëri, 21 raste të reja, mes tyre punonjës shëndetësorë

27.05.2020 16:51

Pas më shumë se 3 javësh shifrash të ulëta me Covid 19, Ministria e Shëndetësisë...

Pas më shumë se 3 javësh shifrash të ulëta me Covid 19, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për të dytën ditë rradhazi një numër të prekurish të lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja, 13 prej të cilave janë personel shëndetësor dhe pacientë në QSUT, të infektuar nga një infermiere.
 
"Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv. Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend."-  tha Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Deri më tani numri janë shëruar 812 pacientë nga virusi covid-19, nga 1050 raste në total që ka regjistruarShqipëria që prej javës së parë të Marsit. Aktualisht janë 205 pacientë aktivë, ndërsa në Spitalin Infektiv trajtohen 25 prej tyre.
 
LULJETA NDOKA