Borë e stuhi shiu në Greqi, mbi 1.600 goditje vetëtimash, një viktimë

27.05.2020 17:09

Në 24 orët e kaluara, Greqia u godit nga moti i keq...

Në 24 orët e kaluara, Greqia u godit nga moti i keq i ndjekur nga shirat e dendur dhe dëbora në male.

Observatorit Kombëtar në Athinë gjatë ditës së djeshme regjistroi mbi 1.600 goditje rrufeje të cilat rezultuan me një viktimë.

Në ishullin grek të Skopelos, nga goditja e rrufesë vdiq një grua, derisa, ajo dhe burri i saj ishin duke kryer punë bujqësore ,transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Reshjet e mëdha të borës kishte në malet në rajonin e Epirit dhe Greqinë qendrore, ndërsa shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar probleme edhe në Athinë.

Sipas mediave lokale nga Halkidiki, përveç shiut të djeshëm u regjistrua edhe stuhi e fortë breshëri, ndërsa situata ishte e ngjashme në Volos dhe zonën përreth.