Tiranë, konferencë rajonale kushtuar turizmit
Maqedonia pritet që të hapë 8 zona të reja turizmi, që do të jenë produkt i bashkëpunimit të sektorit publik me atë privat.....

Nga ana tjetër, do të bëhen përpjekjet maksimale që turizmi në Maqedoni të mos jetë sezonal, por të jetë efikas përgjatë gjithë vitit.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri, tregon për mikrofonin e TVM2 se pikërisht këto dy synime u vunë në dukje gjatë konferencës së zhvilluar sot në Tiranë, me synim menaxhimin e sezonalitetit të turizmit. Sipas Nezirit, turizmi sezonal është një nga pikat e dobëta jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të shumë vendeve të tjera.
Ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, e vuri theksin gjatë fjalës së saj në bashkëpunimin e sektorit publik dhe privat në fushën e turizmit, gjë që, sipas saj, sjell rritje të madhe ekonomike për të gjitha vendet.
Konferenca rajonale është zhvilluar me praninë e Organizatës Botërore të Turizmit dhe ministrave nga 14 vende të Evropës. (Luljeta Ndoka, TVM2)
