Maqedoni

Parashikimi i motit

28.05.2020 09:03

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira....

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut, do të fryjë edhe erë e përforcuar, nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 13 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë në interval prej 15 deri 23 gradë Celcius.
 
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 19 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Përmirësim pritet nga java e ardhshme.