Projekte infrastrukturore në Gostivar

20.10.2014 18:20

Në vazhdën e promovimeve të investimeve të bëra në fushën e infrastrukturës, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, bashkë me banorët lokal, lëshuan në përdorim rrugët kryesore të asfaltuara dhe rregullimin e terrenit sportiv në fshatin Tumçevisht.....

Sipas kryetarit Bejta, ky investim kushton mbi 5 milion denarë.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili ishte bartës i listës në njësinë zgjedhore nr. 6 nga radhët e VMRO-DPMNE-së, u shpreh i kënaqur me koordinimin e mirë të Pushtetit Lokal me banorët vendas të këtij regjioni.

“Para dy javësh biseduam për adresim të kësaj çështje dhe sot, nga ajo që dëgjova nga qytetarët sidomos, janë të kënaqur me faktin se është ndërtuar ajo rrjetë e cila paraprakisht ishte në një gjendje të rëndë dhe të papërshtatshme. Mendoj se është shumë domethënëse që ka komunikim të mirë dhe ndjej se kryetari i komunës dhe qytetarët kanë qenë në linjë dhe ndërtimi i kësaj rruge është një prej dëshmive për këtë”- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Të theksojmë se në ndërkohë kanë përfunduar punimet edhe për asfaltimin e rrugës që lidhë Çegranin me fshatin Tumçevishtë, një investim ky shumë i rëndësishëm për banorët e Komunës së Gostivarit që gravitojnë në këtë anë. (Lulzim Haziri, TVM2)