Botë
Covid-19 në botë, numrat vazhdojnë të rriten, por më ngadalë
28.05.2020 13:06
Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet, por me ritme më të ngadalta....
Numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 792 mijë e 989, numri i të vdekurve ka shkuar në 357 mijë e 480 dhe i pacientëve të shëruar është rritur në 2 milion e 499 mijë e 151.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë, me 1 milion e 745 mijë e 803 të infektuar dhe 102 mijë e 107 të vdekur.
Brazili renditet i dyti, me 414 mijë e 661 raste dhe 25 mijë e 697 të vdekur.
Rusia e treta, me 370 mijë e 680 raste, por me vetëm 3 mijë e 968 të vdekur.
Spanja e katërta, me 283 mijë e 849 raste dhe 27 mijë e 118 të vdekur.
Mbretëria e Bashkuar raporton 267 mijë e 240 raste dhe 37 mijë e 460 të vdekur.
Italia ka 231 mijë e 139 raste dhe 33 mijë e 72 të vdekur.
Franca ka 182 mijë e 913 raste dhe 28 mijë e 596 të vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Edhe në Indi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 mijë e 387 raste të reja, me ç’rast numri i rasteve është rritur në 151 mijë e 767.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga COVID-19 kanë humbur jetën 170 persona, ndërsa numri total i viktimave është rritur në 4 mijë e 337. Kryqi i Kuq ndërkohë alarmon se në 13 shtete të botës janë regjistruar 208 sulme të lidhura me virusin Korona ndaj punëtorëve shëndetësorë vetëm në mars. Incidentet janë nga kërcënimet verbale, e deri të djegia e objekteve që kanë strehuar pacientë të prekur nga Covid-19.
