Botë
Shqipëri - 26 të infektuar, të gjithë në Tiranë
28.05.2020 19:00
20 punonjës të personelit shëndetësor dhe pacientë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”...
20 punonjës të personelit shëndetësor dhe pacientë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” janë infektuar në 24 orët e fundit me Covid-19, pas kontakteve me një infermiere të infektuar pak ditë më parë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ata nuk kanë simptoma, ndërsa rastet e reja janë 26, të gjitha në Tiranë.
Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ndërkaq, të shëruar janë 823 persona dhe pacientë aktivë janë 220.
LULEJTA NDOKA
