Botë
Xhonson në qershor do t’i vazhdojë negociatat për Bregzit
28.05.2020 19:41
Kryeministri britanik Boris Xhonson muajin e ardhshëm do të udhëtojë në Bruksel...

Kryeministri britanik Boris Xhonson muajin e ardhshëm do të udhëtojë në Bruksel, ku do t’i vazhdojë negociatat për Bregzit, publikoi gazeta Tajms e Londrës.
Negociatori britanik për marrëdhëniet me BE, Dejsvid Frost, deklaroi që Xhonson do të takohet me kryetarët e Komisionit Evropian dhe Këshillit të BEsë për ta vlerësuar zyrtarisht gjendjen e negociatave.
Frost përsëriti se Britania e Madhe nuk do të zgjasë periudhën e tranzicionit të Bregzitit pas dhjetorit të këtij viti. Britania e Madhe u largua nga BE më 31 Janar 2020./mia
