Mbi 40 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë
Më shumë se 40 milionë amerikanë, ose një në katër të punësuar...

Më shumë se 40 milionë amerikanë, ose një në katër të punësuar, për herë të parë janë paraqitur si të papunë gjatë kohës së pandemisë për virusin e ri korona, që e mbylli ekonominë e SHBA-së që në muajin mars.
Sipas të dhënave më të reja të Ministrisë së punës, si të papunë janë paraqitur javën e kaluar 2,1 milionë persona. Merret vesh se kjo është java e dhjetë me radhë kur si të papunë paraqiten 2,1 milionë amerikanë.
Si krahasim, asnjëherë para marsit të vitit 2020 SHBA-ja nuk ka regjistruar një milionë si të papunë në javë – para pandemisë paraqitjet javore ishin rreth 200 mijë. Nga Ministria thonë se papunësia në SHBA është në gjendje kritike dhe shërbimet janë të mbingarkuara me procesimin e miliona të paraqiturve.
Megjithatë, numri i njerëzve të cilët ishin paraqitur si të papunë përsëri ka rënë deri 21,1 milionë, rënie e parë e këtij numri që nga fillimi i pandemisë.
Dhe nëse ky trend vazhdon, thonë ekonomistët, situata me papunësinë në SHBA mundet gradualisht të përmirësohet.
Shtetet federale në SHBA këto ditë filluan me hapjen e bizneseve, përderisa ekonomistët, politikanët dhe të punësuarit shpresojnë se njerëzit do të mund të kthehen në punë./mia
