Botë

Shqipëri, 23 raste të reja, zgjerohet harta e infektimeve

29.05.2020 12:38

23 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shqipëri, 12 prej të cilave në Tiranë...

23 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shqipëri, 12 prej të cilave në Tiranë. Shqipëria ka aktualisht 215 persona aktivë, kryesisht në Tiranë. Autoritetet u apelojnë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.
 
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitivë, 12 prej të cilave në Tiranë. Tetë janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe katër janë raste të reja në proces hetimi. Gjashtë raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe katër raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe një rast i ri në Durrës. Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.”,- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.