Platini: Serbia e Shqipëria nuk ishin sikur Azerbajxhani me Armeninë

20.10.2014 19:57

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka folur edhe njëherë rreth eksesit në Beograd, gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, e ndërprerë.......

Francezi sërish ka paralajmëruar dënime, derisa iu është kundërpërgjigj kritikave të mediave të huaja që ia kanë adresuar UEFA-s, duke thënë se shtëpia e futbollit evropian nuk është dashtë t’i lë në një grup shqiptarë e serbë.

“Në vitin 2007, Azerbajxhani dhe Armenia ishin në luftë dhe ndeshjet mes tyre nuk luheshin, andaj kishim marrë vendim të mos i linim të takoheshin sërish. Por, me Shqipërinë dhe Serbinë kjo nuk ka ndodhur. Sikur Shqipërinë të mos e vendosnim në grup me Serbinë, atëherë nuk do të mund ta linim as me Maqedoninë apo Greqinë dhe kjo është e pamundur”, ka deklaruar Platini, duke theksuar se UEFA po punon me presidentët e kryeministrat e këtyre vendeve për t’i kaluar vështirësitë.

“Ne qe shumë vite jemi në kontakte me gjitha palët, serbë, shqiptarë, kroatë, kosovarë, etj. Por është problem i madh sepse kanë telashe politike”, ka theksuar ai, duke shpreh kënaqësinë e tij kur i ka parë lojtarët shqiptarë e serbë të Lazios tek kanë bërë fotografi të përbashkët, duke e  lënë anash incidentin e Beogradit.

“Ky është rroli i vërtet i futbollit, t’i bashkojë njerëzit e jo t’i ndajë ata” ka theksuar Platini.