Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja me peticion “online”
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një peticion “online”...

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një peticion “online” për të kërkuar zgjedhje të reja. Kjo pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha se vullneti i qytetarëve dhe legjitimiteti mund të kthehet vetëm me zgjedhje të reja.
“Populli don ndryshim, si VV ju garantojmë që çka don populli do të bëhet. Kur e panë se njerëzit po fluturojnë prej bordeve u bashkua PLANI. Vullneti i qytetarëve dhe kushtetuta nuk mund të shtyhen, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë e legjitimitetit, hapi ynë i parë do të jetë mbledhja e nënshkrimeve përmes peticionit nga qytetarët, me një kërkesë të vetme zgjedhje të reja” – tha Liburn Aliu nga VV.
Vlora Haxhimehmeti, sekretare organizative e VetëVendosjes ,tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj bënë thirrje për regjim.
“Sot kemi parë një raport të UNDP-së ku kënaqshmëria me punën e qeverisë përbën një rritje prej 50 për qind, që përbën kënaqshmërinë më të lartë prej vitit 2019. Me punën e kryeministrit janë të kënaqur 64% ku raporti tregon diçka që shumë politikan nuk duan ta dëgjojmë. Edhe pse kjo qeveri u godit prej LDK-së dhe PAN-it, qeverisja e mirë vazhdoj“ – u shpreh Vlora Haxhimehmeti nga VV.
Haxhimehmeti thas se Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese bën thirrje për regjim, do të nisim një peticion për të kërkuar zgjedhje, ai do të jetë “online”.
