Orë policore në Minnesota

30.05.2020 19:58

Pas disa ditësh protesta të dhunshme në Mineapolis....

Pas disa ditësh protesta  të dhunshme në Mineapolis, sot është vendosur ore policore  nga ora 20-00 deri në orën 6:00.

Guvernatori i Minesota’s, Tim WALZ  porositi protestuesit që të qëndrojnë në shtëpi, pasi sipas tij trazirat nuk i përkasin vetëm vdekjes së Floyd, por kanë dhe qëllim tjetër.

Kam biseduar me vëllezërit dhe motrat e Floyd, mund ta kuptoj dhimbjen por protesta nuk ka të bëj vetëm me vdekjen, po shkatërrohen biznese që janë krijuar ndër vite, tha Walz.

“Nuk e miratoj faktin e asaj që ishim dëshmitar, vdekja e Floyd është një arsye por ky kaos absolut nuk ka të bëj me keqardhjen. Kaosi është sfide për ne, forcat që kemi tani prezent atje janë 3 herë më të mëdha se sa nga protestat e vitit 1960 që ishin protestat më të mëdha në histori. Sic keni mund ta shihni ka dhe të shtëna pndaj qytetarëve” – tha Guvernatori i Minnesota’s, Tim Walz.

Protesta kishte dhe në vende te tjera ku protestuesit janë perballur me forcat e policies në mënyr të dhunshme .

Protesta ka dhe para Shtëpisë së Bardhë, ku  protestuesit gjithashtu kanë shprehur revoltë dhe ndaj disa mediumeve, që sipas tyre nuk paraqesin realitetin, e me këtë rast janë sulmuar dhe kamera të CNN.