Virusi Korona mbi 6 milion të infektuar në Botë
Në Kosovë janë regjistruar edhe 6 raste të reja me Covid-19....

Në Kosovë janë regjistruar edhe 6 raste të reja me Covid-19, 5 prej të cilëve janë nga Stanovci i Vushtrrisë, kurse 1 rast me vendbanim në Obiliq.
Poashtu janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 841 raste, nga gjithsej 1.070 të infektuar, 30 prej të cilëve kanë vdekur. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus. Mes tyre, 2 janë nga personeli shëndetësor.
Ndërsa numri i rasteve të prekura nga virusi korona në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë bën të ditur Universiteti John Hopkins.
Saktësisht numri i të infektuarve arrinë në 6 milion e 75 mijë e 786 persona, prej të cilëve 2 miljon e 571 mij e 797 persona janë shëruar, ndërsa 369 mijë e 433 persona kanë vdekur.
