Angellovska, të hyrat tatimore më të ulëta se sa pritej

31.05.2020 16:43

Të hyrat tatimore në maj shënojnë rënie....

Të hyrat tatimore në maj shënojnë rënie, por më të ulët se sa pritej, infomon ministra e financave Nina Angellovska.

Të hyrat tatimore në maj janë për 28% më të ulëta se sa vitin e kaluar, përderisa pritej që të ketë rënie prej 31%. Kontributet janë pothuajse në të njejtin nivel si vitin e kaluar.

Sipas Angellovskës kjo i jep komoditet qeverisë që në rast të përjetimit edhe të një shoku, të ketë nevojë për përdorimin e  masave shtesë për menaxhim adekuat të situatës.

“Shpenzimet e përgjithshme janë realizuar më lartë për 1.9 miljard denarë apo 11% më shumë se në maj të vitit të kaluar. E rëndësishme është që 1.8 miljard të këtyre  mjeteve i detyrohen masës për ruajtjen e vendeve të punës, përkatësisht mbështetjes financiare për punëdhënësit, për pagesa të rrogave, me të cilën bazë janë lëshuar 30 milion euro në muajin maj” – tha Ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Angellovska informoi se bankat nga java e ardhshme do të fillojnë të lëshojnë kartelat “Blej në shtëpi”. Për momentin po bëhen listat përfundimtare të qytetarëve të cilët i plotësojnë kushtet, kurse paratë do tu jepen drejtpërdrejtë nga buxheti përmes programës COVID.

Me këto kartela do të paguhet pa para të gatshme, kurse autoritetet kërkojnë që bizneset e vogla dhe të mesme të furnizohen me post-terminale.

“Kjo është për herë të parë të kemi një mënyrë bashkëkohore, pa i detyruar qytetarët të vijnë nëpër institucione të paraqesin aplikime. Duam tu japim ndihmë dhe në mënyrë sa më të lehtë ta marrin atë ndihmë. Bankat veçmë do të fillojnë ti lëshojnë kartelat. Ne presim që fondet të rrjedhin gjatë javës tjetër ose më së voni pasi të bëhet pagesa. Ne nuk shohim pengesë në realizimin e kartelave, është një projekt i madh që kërkonte një koordinim të mirë midis të gjitha institucioneve.” – tha Ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Për eurobondin në vlerë prej 700 milion euro, Angellovska tha se ka qenë e lëshuar në kohë të vërtetë dhe me normë të ulët të kamatës. (Ersan Pajaziti, TVM2)