Rusia i ka propozuar Polonisë ndarjen e Ukrainës

21.10.2014 12:43

Kryetari i Parlamentit polak, Radoslaw Sikorski, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, në vitin 2008 i ka propozuar kryeministrit të atëhershëm të Polonisë që të ndajnë Ukrainën mes tyre.......

Sikorski, i cili deri në shtator shërbeu si ministër i Jashtëm, i ka thënë ueb-faqes amerikane të lajmeve "Politiko" se këtë propozim Putin e ka bërë gjatë vizitës së kryeministrit, Donald Tusk, në Moskë, në vitin 2008.

“Putin ka kërkuar që në të bëhemi pjesëmarrës në ndarjen e Ukrainës. Kjo ishte njëra prej gjërave të para që Putin i ka thënë kryeministrit të Polonisë kur ai e ka vizituar Moskën”- citohet të ketë thënë Sikorski për “Politiko”.

Sipas Sikorskit, i cili po në atë vizitë ishte së bashku me Tusk, Polonia nuk ka pranuar një gjë të tillë. Pas aneksimit të Krimesë në muajin mars nga ana e Rusisë, kryetari i Parlamentit rus, Vladimir Zhirinovsky, u ka dërguar letër qeverive të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë, duke u propozuar atyre një ndarje të përbashkët të vendit.