Prej sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

21.10.2014 14:44

Prej sot, në Shkup fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Këtë vit, si edhe vitin e kaluar janë blerë rreth 30.000 doza, me të cilat janë përfshirë edhe institucionet shëndetësore publike dhe private........

Njerëzit e interesuar, të cilët dëshirojnë të marrin vaksina, mund të drejtohen në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, prej orës tetë deri në orën 18, nga e hëna deri të premten, ndërsa të shtunën edhe në festat shtetërore vaksina mund të merret prej orës 8 deri në orën 14:00.

Në qendrat e tjera për shëndet publik me vaksinim do të fillohet deri në fund të javës. Vaksina i mbulon të gjitha llojet e virusit, të cilat qarkullojnë nga hemisfera veriore, përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë. Çmimi i vaksinimit kundër gripit sezonal arrin në 400 denarë.