Botë

Kosovë, faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj Covid-19

01.06.2020 11:18

Qeveria e Kosovës ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19....

Qeveria e Kosovës ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive.
 
Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave do të rihapen çerdhet, objektet gastronomike dhe qendrat tregtare. Hapen kufijtë tokësor në pikat kufitare në Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë. Shfuqizohet masa për vet-izolim 14 ditor për personat që hyjnë në Republikën e Kosovës.
 
Të gjithë personat që posedojnë rezultat negativ për testin Covid-19 (jo më i vjetër se 4 ditë), nuk i nënshtrohen procedurave të vet-izolimit, ata që e nuk kanë testin, detyrohen të vet-izolohen për 7 ditë. Megjithatë, të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19.
 
Më 23 qershor, mbahet testi i ardhmërisë për klasat e 9-ta dhe më 4 korrik do të mbahet testi i maturës. Lejohen orët praktike dhe laboratorike për institucionet e arsimit të lartë dhe organizimi i provimeve, duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së. Deri më datën 20 qershor, do të bëhet rivlerësim i situatës epidemiologjike, dhe me këtë do reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.